Prokuroria dhe policia: Aksioni i sotëm në AZhB si vazhdimësi e operacionit të shkurtit

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se në bazë të kërkesës së Prokurorit të Shtetit dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, është duke u realizuar aksioni, si vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 24 shkurt 2021, rasti “Subvencioni 2021”.
Operacioni është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme.
Prokuroria dhe policia kanë thënë se lidhur me zhvillimet e këtij aksioni do të jepen detaje pasi të përfundon./IndeksOnline/