“Dallaveret” me subvencione, ky është i arrestuari në Komunën e Istogut

Pas disa arrestimeve në AZHB, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe zyrtarë në komunat e tjera të Kosovës. Në Istog është arrestuar mëngjesin e sotëm zyrtari për Bujqësi, Daut Kabashi.
I njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në dallaveret me aplikacionet për subvencione ku vlera e keqpërdorimeve është mbi 200 mijë euro.
Nga ky aksion pritet të ketë edhe arrestime të reja të zyrtarëve si dhe personave të tjerë të përfshirë në këto keqpërdorime./Indeksonline/