Pas aksionit në MB, Prokuroria e Policia mbajnë konferencë për media

Pas aksionit të sotëm për rastin “ Subvencioni 2021”, Prokuroria Themelore në Prishtinë do të mbaj një konferencë për media, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit, pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës.
Kjo konferencë do të mbahet më 16:30.
Ndryshe deri më tani janë arrestuar shtatë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.
Kurse, aksioni ka vazhduar edhe në komuna të tjera të Kosovës, ku detajet pritet të bëhen te ditura në këtë konferencë./IndeksOnline/