75 Mall Live Search
14:59 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / OSH

Bilanci i 24 orëve/ Asnjë i vdekur, 9 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës.

Deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.648 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.333.

Në total numri i rasteve aktive është 167.