75 Mall Live Search
17:09 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / AR

Ekskluzive: Arrestohet kryeshefi i KPM-së, Luan Latifi

Policia e Kosovës, ka arrestuar kryeshefin e KPM-së, Luan Latifin. Burime të “Indeksonline”, bëjnë me dije se ai është arrestuar sot.

Pas pak “Indeksonline”, sjellë detaje më të hollëshishme për këtë rast.

Ndryshe, sot Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim me Policinë e Kosovës, më 29.06.2021, ka ndaluar personin me inicialet A.B., drejtor i Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dyshimeve fillestare, personi i lartcekur dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej tetë mijë euro, me premtimin se do të ndikojë në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së.

I dyshuari, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh.​