75 Mall Live Search
18:25 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Fiorentina bëhet me trajner të ri

Skuadra italiane, Fiorentina ka zbuluar trajnerin e ri. Klubi ka zyrtarizuar si trajner legjendën e futbollit, Vincenzo Italiano.

Italiano ka firmosur kontratë dy-vjeçare deri në vitin 2023, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, shkruan IndeksOnline

43-vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Spezias – me të cilin e mbylli sezonin 20/21 në pozitën e 15’të me 39 pikë.

Kujtojmë që Italiano si futbollist kishte luajtur për klubet: Trapani, Hellas Verona, Genoa dhe Chievo./IndeksOnline/

Vincenzo Italiano, il tedesco di Sicilia profeta del bel gioco