Flet për IndeksOnline/ Vesa Haradinaj tregon arsyet e dorëheqjes së saj nga pozita e drejtoreshës në Telekom

Sot gjatë ditës ka dhënë dorëheqje drejtoresha e marketingut në Telekomin e Kosovës, Vesa Haradinaj.
“Mungesa e lidershitpit, e një vizioni të qart strategjik si dhe orientimi selektiv përmes përdorimit të presionit në forma të ndryshme”, janë disa nga arsyet që kanë cuar në dorëheqjen e drejtoreshës së marketingut në Telekomin e Kosovës. Vesa Haradinaj.
Drejtoresha Haradinaj në një deklaratë për Indeksonline ka dhënë arsyet e dorëheqjes së saj.
“Po mund t’ua konfirmoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së marketingut. Disa prej arsyeve janë mungesa e lidershipit, mungesa e një vizioni të qart strategjik dhe orientimi i tyre selektiv përmes përdorimit të presionit në format ndryshme e sollën venimin tim”, ka deklaruar Haradinaj për IndeksOnline.
Kujtojmë se ajo ka disa vite që punon në Telekomin e Kosovës.
Ndryshe, Vesa Haradinaj është gruaja e vëllait të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.
