75 Mall Live Search
08:58 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / Blerim

Arianit Ahmeti sërish kundër Agim Ademit: Ai është në panik

Ish-zëvendës/sekretar në Federatën e Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti i ka reaguar edhe njëherë tjetër kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

Ai përmes një shkrimi ka njoftuar publikun se FFK dhe Agim Ademi janë në panik. Sipas tij, Ademi ka filluar të kërkoj ndihmë edhe nëpër regjione dhe klube, duke u premtuar atyre shuma të mëdha parash dhe fusha sportive vetëm për të qëndruar në krye të FFK-së.

Shkrimi i potë:

Agim Ademi në panik

Ngjarjet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës si duket paskan lënë pasoja të mëdha brenda udhëheqjes.

Pas raportimeve në media për përleshje fizike në mes Agim Ademit dhe Eroll Salihut, ku këtij të fundit ju përgatit edhe shkarkimi i tij, por Agim Ademi dështoi ta çoj deri në fund skenarin e tij.

Tani ai si duket nuk ka siguri dhe është në një panik të madhe, paska filluar të kërkoj përkrahje nëpër Regjione!, Po çfarë përkrahje kërkon i njëjti është e çuditshme?

Fillimisht para se të merr këte turne “përkrahje” është mirë për opinionin futbolldashes ta dinë se ky krye në vete, pa edhe asnjë kriter ditëve të fundit fillimisht po ju lëshon mjete financiare këtyre klubeve, thua është banke e tij private, disave nga 15,000 euro, disave 30,000 euro, e disave edhe mbi 100,000 euro, e pothuajse te gjitha klubeve ju ka premtuar nga se paku një fushe e disave edhe dy fusha futbolli.

Pra është shumë e thjeshtë që kjo “përkrahje” apo dashni për Kryetarin pa mandat (te cilit i ka skaduar mandati me 17.01.2020) apo një foto me të, a është dashni apo diçka tjetër…….???