75 Mall Live Search
15:03 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / AR

Deri më tani janë dhënë 189.006 doza të vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë

Po vazhdon procesi i vaksinimit kundër Covid-19 në gjithë Kosovën. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani janë dhënë 189.006 doza të vaksinës.

Po ashtu MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 8.517 doza të vaksinës kundër Covid-19, shkruan Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

01 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.517 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 45.015 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.580 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.345.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 165.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!