Pamje nga momenti kur shpërtheu zjarri në një depo të pemëve dhe perimeve në Fushë Kosovë

Rreth orës 16:00 një zjarr i madh ka shpërthyer në një depo të pemëve dhe perimeve në Fushë Kosovë, përkatësisht në tregun me shumicë në Zonën Industriale.
IndeksOnline ka raportuar në vazhdimësi për tërë këtë shpërthim, duke bërë të ditur se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Ndërsa në vendngjarje përveç zjarrfikësve kanë qenë edhe njësitet policore të cilët me topa uji kanë ofruar ndihmë në shuarjen e zjarrit.
Mirëpo se si nisi ai dhe gjithçka tjetër më pas, IndeksOnline ua paraqet përmes pamjeve më poshtë:








