75 Mall Live Search
20:34 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / A. A

Xhaka: Më është thyer zemra që nuk do të luaj nesër

Granit Xhaka nuk do të luaj me Zvicrën në çerekfinale kundër Spanjës në Euro2020.

Mesfushori shqiptar u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Francës dhe u suspendua për të marrë pjesë në ndeshjen e ardhshme.

Xhaka thotë se ndihet keq që nuk do të mund të ndihmojë bashkëlojtarët.

“Më thyen zemrën të mos luaj nesër, por kam besim të plotë që ne mund të kryejmë punën mirë. Ajo që ka kjo skuadër është e veçantë dhe ne do të japim gjithçka për të vazhduar të bëjmë histori” ka shkruar Xhaka në Facebook.

Ndeshja Spanjë – Zvicër zhvillohet të premten nga ora 18:00.

/Indeksonline/