75 Mall Live Search
09:05 / E Premte, 02 Korrik 2021 / OSH

Ndodh në Prizren: Rrahen dy persona gjersa prisnin për pagesë në një market

Dje dy persona janë rrahur me njëri tjetrin gjersa ishin duke pritur në radhë për pagesë në një market, shkruan IndeksOnline.

Policia e Kosovës ka njoftuar se njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, personi tjetër ishte larguar nga vendi.

“Prizren 01.07.2021 – 13:20. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë derisa kishin qenë duke pritur në radhë për pagesë në një market për shkaqe të panjohura kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin, ku si pasoj njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari tjetër ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/