75 Mall Live Search
11:21 / E Premte, 02 Korrik 2021 / OSH

Kurti merr pjesë në konferencën e Ohërit, takohet me Lajçak

Në margjina të konferencës ndërkombëtare “2021 Prespa Forum Dialogue”, në Ohër, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, patën takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Kurti po ashtu ka takuar edhe homologun e tij Edi Ramën dhe Ali Ahmetin nga BDI, në Ohër për “Forumin e Prespës për Dialog”.

Në ditën e dytë të Konferencës së Parë Ndërkombëtare të “Forumin të Prespës për Dialog”, marrin pjesë edhe Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Zoran Tegeltija./IndeksOnline/