75 Mall Live Search
11:25 / E Premte, 02 Korrik 2021 / B O

Po vazhdon shtrimi i rrugës për në zonën turistike të Istogut, Dreshaj e quan projekt të së ardhmes

Zgjerimi i rrugës për në Lugun e Butë dhe asfaltimi i saj po vazhdon. Lajmin e ka dhënë Gani Dreshaj.

Me një njoftim në Facebook, Dreshaj ka falënderuar ish-kryeministrin Haradinaj po nisjen e projektit dhe ministrin Aliu për vazhdimin e këtij projekti të cilin e quan madhor për të ardhmen e vendit.

“Rruga për në Lugun e Butë po ecën mirë. Dje pata knaqësinë të shoh nga afër punën që po bëhet. E përgëzoj kompaninë kontraktuese për profesionalizmin e treguar deri më tani. E falënderoj ish-kryeministrin Haradinaj që kishte përkrahur nismën time si deputet dhe deputetëve të tjerë për fillimin e kësaj rruge me interes afatgjatë si mundësi ideale për zhvillimin e turizmit. E falënderoj sot edhe ministrin Liburn Aliu për shtytjen që po i jep këtij projekti. E garantoj ministrin Aliu dhe gjithë të tjerët që rëndësia e rregullimit dhe asfaltimit të kësaj rruge nuk është interes lokal, por nacional dhe më gjerë” shkruan Dreshaj në njoftim./Indeksonline/