75 Mall Live Search
23:18 / E Premte, 02 Korrik 2021 / OSH

“Loja me top në pishinë” gati përfundoi në tragjedi për të riun nga Zhuri, pas një përleshje ia ngulin kaçavidën në shpatull

Në pasditën e së premtës një i ri kishte vizituar me urgjencë Shtëpinë e Shëndetit në fshatin Zhur të Prizrenit. Ky i ri me inicialet A.B në pjesën e shpatullës së majtë kishte pasur të ngulitur një kaçavidë, shkruan IndeksOnline.

Këtë person mjekët e shtëpisë  së  Shëndetit e dërgojnë në Emërgjencën e Spitalit të  Prizrenit për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Por si kishte përfunduar ajo kaçavidë në krahun e këtij personi?

E gjithë ngjarja kishte filluar në restorant “Universi” në fshatin Vërmicë në mes dy klientëve dhe deri tek incidenti dyshohet se kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje në lidhje me lojën me top në pishinën “Universi”.

Të dyshuarit U.F dhe S.F viktimën R.K dhe të dyshuarin A.B e kanë goditur me shufëra të tendave (çadrave) të pishinës. Më  pas janë  ndjekur me vetura dhe jane perleshur përsëri me çrast i dyshuari U.F e ka goditur me kaçavide personin (shoqeruesin) e viktimës  i cili po ashtu eshtë i dyshuar A.B. Nga këta U.F është ndaluar për 48 orë ./IndeksOnline/