Konventa e PDK-së/ Delegatët fillojnë të hynë brenda

Sot do të mbahet Konventa e PDK-së, ku një nga pikat do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri.
Kjo konventë është e ndarë në dy pjesë. Kryetari zgjidhet në pjesën e dytë, që fillon nga ora 17:00, transmeton Indeksonline.

Pjesa e parë e konventës fillon në ora 09:30. Tashmë ka filluar hyrja e delegatëve në sallën se ku do të mbahet konventa.
Kandidati i vetëm për kryetar është Memli Krasniqi, i cili me shumë gjasë do të jetë lideri i ri i PDK-së.

Indeksonline do të ju mbaj të informuar në lidhje me Konventën e PDK-së./Indeksonline/



