75 Mall Live Search
16:13 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / Blerim

Ballkani i bën kontratë profesionale talentit nga Podujeva

Skuadra e Ballkanit ia ka mundësuar një kontratë profesionale talentit, Albnor Maliqi. 

Qendërmbrojtësi ka firmosur kontratën e tij të parë profesionale me klubin nga Suhareka, shkruan IndeksOnline 

18-vjeçari zhvilloi disa paraqitje si provë me fanellën ‘portokallinjë’ gjatë sezonit të kaluar – kurse drejtuesit ia përgatitën kontratën profesionale pasi e pëlqyen paraqitjen e djaloshit. 

Maliqi është një lojtar premtues për futbollin kosovar./IndeksOnline/