Shkon mbi 26 mijë funta ndihma për tifozen gjermane që qau në ‘Wembley’

E pabesueshme, por kështu ndodhë kur prek zemrat e njeriut. Shkon më shumë se 26 mijë funta ndihma për tifozen gjermane që qau pas humbjes kundër Anglisë.
Joel Hughes i cili krijoi faqen ‘JustGiving’ dëshiro t’i tregoj vogëlushes, se ‘jo të gjithë në Britani janë tifozë të tmerrshëm’, pasi vajza u tallë në mënyre mizore në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline
Kombëtarja e Gjermanisë u mposht 2 me 0 kundër Anglisë në 1/8 e finales së Kampionatit Europian EURO20, me golat e Sterling dhe Harry Kane.

Gjatë kësaj ndeshjes, një tifoze e vogël u shfaq në ekranin e stadiumit ‘Wembley’. Kur tifozët e ‘Tre Luanëve’ e panë atë duke qarë filluan të brohorisnin. Nga aty filloi shakaja mizore, e cila i kaloi kufinjtë në rrjetet sociale.
Andaj Joel hapi këtë fondacion, për t’i ndihmuar vajzës dhe siç duket ka pasur sukses. Ai ka kërkuar ndihmë nga mediat britanike dhe gjermane për ta gjetur vajzën dhe t’i dhurohen të hollat.
Për komentet raciste, mizore kundër vajzës gjermane ka reaguar edhe Gary Lineker: “Kjo është e tmerrshme”./IndeksOnline/
No words necessary. pic.twitter.com/8qF4BtJelV
— Stan Collymore (@StanCollymore) June 30, 2021