Në Itali s’ka entuziazëm për transferimin e Dumfries në Inter, ylli i Arsenal është më afër

Mediumi italian “Tuttosport” nuk është edhe aq i sigurt se Denzel Dumfries do të jetë zëvendësuesi i Achraf Hakimit tek Inter.
Përkundër raportimeve nga mediat holandeze se marrëveshja është gati, në Itali raportohet se Inter nuk janë aq të sigurt për të transferuar mbrojtësin holandez, transmeton Indeksonline.
Siç shkruhet, ylli i Arsenal, Hector Bellerin është një opsion më i volitshëm momentalisht për Interin.
Kampionët e Italisë besojnë se transferimi i Bellerin mund të bëhet në formë huazimi me të drejt blerje./Indeksonline/