Asgjësohet mjeti i gjetur në “Breg të Diellit”, policia jep detaje

Policia e Kosovës e ka asgjësuar mjetin e dyshimitë për të cilin u dyshua se është mjet shpërthyes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për “Indeksonline”, se nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese mjeti i dyshuar është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes.
Policia e Kosovës kishte pranuar rreth orës 12:00, një informatë për një mjet të dyshimtë në këtë lagjë.
Mënjëherë Policia kishte dalë në vend të ngjarjes dhe e kishte rrethuar vendin.