Vetura rrotullohet dhe del nga rruga, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Gjilan.
Indeksonline ka siguruar pamje të veturës e cila ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, një person është lënduar nga ky aksident.
Personit të lënduar i është dhënë ndihma e parë nga udhëtarët e rastit dhe janë në pritje të Policisë dhe ndihmës së shpejtë. /IndeksOnline/
