75 Mall Live Search
12:02 / E Hënë, 05 Korrik 2021 / OSH

Gardianja dënohet me burg, për disa vite flinte me një të burgosur, i kishte dhënë celular, alkool dhe informacione

Tina Gonzalez e ka humbur vendin e punës si gardiane në burg dhe do të burgoset për 7 muaj pasi ka thyer rregullat e punës së saj. Punonjësja e qendrës korrektuese Fresno në Kaliforni për disa vite ka patur një lidhje të fsheht me një të burgosur.

Tina kryente marrëdhënie seksuale me një të burgosur dhe të njëjtit i fusti gjësende të ndaluara. Celular, alkool, një brisk dhe shumë informacione i ka dhënë Tina të burgosurit gjatë lidhjes me të.

Administrata e burgut mori një informacion anonim se një i burgosur kishte një celular. Pas përgjimeve u kuptua se punoësja e re ishte ajo që po ndihmonte të burgosurin dhe po bënte dashuri me të.

Madje, Tina kishte grisut veshjen e punës tek zona intime që të kryente marrëdhënie seksuale më lehtë me të burgosurin.

Gjykata vendosi ta dënojë me 7 muaj burg dhe si rrethanë lehtësuese u mor për të divorci që kishte me ish-burrin e saj pak kohë më parë./Indeksonline/