Shpërthen bomba në një veturë në Suhadoll të Mitrovicës

Një shpërthim ka ndodhur sot në një veturë në Suhodoll të Mitrovicës.
Burime të IndeksOnline kanë bërë të ditur se bomba ishte e montuar në një veturë, pronë e një shqiptari.
Posa ka lëvizur vetura ka ndodhur shpërthimi nga i cili janë shkaktuar dëme materiale.
Nga ky shpërthim raportohet se nuk ka persona të lënduar ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij rasti.
Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të policisë së Kosovës./IndeksOnline/