Memli Krasniqi ia bën ‘sefte’ takimeve si kryetar i PDK-së, e shoqëron Vlora Çitaku

Kryeari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka nisur takimet në cilësinë e kryetarit të këtij subjekti.
Sot ai ka pritur mysafir dy veprimtarë të shquar të cështjes kombëtare, udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj, të cilët, sipas Krasniqit, bashkë me shumë veprimtarë të tjerë, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të pazëvendësueshëm për Kosovën, transmeton “Indeksonline”.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Ishte nder i veçantë që në takimin e parë si Kryetar i PDK-së t’i kem mysafirë dy veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj, të cilët, bashkë me shumë veprimtarë të tjerë, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të pazëvendësueshëm për Kosovën.
Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shenjta dhe duhet të jenë të përhershme. Për krijimin dhe mbajtjen e këtyre raporteve speciale me SHBA-të dhe aleatët tanë perëndimorë, merita të veçanta ka mërgata jonë.
Si Kryetar i PDK-së, do të ruaj dhe zhvilloj më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit me të gjitha organizatat e diasporës sonë, dhe do të punoj për fuqizimin e rolit të diasporës në vendet ku jetojnë, duke krijuar edhe hapësirën e nevojshme për ta në të gjitha nivelet e jetës politike e ekonomike në Kosovë.