75 Mall Live Search
23:55 / E Hënë, 05 Korrik 2021 / OSH

Motta rikthehet në Serie A por si trajner i kësaj skuadre

Ish-lojtari i Interit, PSG-së dhe Barcelonës, Thiago Motta është rikthyer në Serie A por si trajner.

Sipas Fabrizio Romanos, Motta do të bëhet trajner i ri i ekipit, AC Spezia, transmeton Indeksonline.

Ai ka arritur marrëveshje me klubin italian deri në vitin 2024.

Në këtë ekip luan edhe mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli./Indeksonline/