Dy ministret raportojnë para komisioneve

Dy ministret e Kosovës, Rozeta Hajdari dhe Arbërie Nagavci sot do të raportojnë para komisioneve.
Ministrja e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me auditimin e pasqyrave financiare vjetore të Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë për vitin 2020.
Raportimi i saj do të fillojë nga ora 10:00, shkruan Indeksonline.
Kurse, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.
Raportimi i ministres Nagavci nis prej orës 11:00./Indeksonline/