75 Mall Live Search
23:13 / E Martë, 06 Korrik 2021 / OSH

Gjuajtje me armë zjarri në Mitrovicë

Një gjuajtje me armë zjarri është dëgjuar në mbrëmjen e së martës në rrugën “Dëshmorët e Kombit”  në Mitrovicë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së, Avni Zahiti.

Ai tha se është gjetur një gëzhojë në vendin e ngjarjes dhe s’ka të lënduar.

“Sonte rreth orës 22:00, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit”  në Mitrovicë, ishin dëgjuar të  shtëna, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në cilësi të provës materiale kanë gjetur një gëzhojë.

Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar”, përfundoi ai./IndeksOnline/