Mbytet një 13 vjeçar në një pishinë në Gjakovë

Dje një 13 vjeçar dyshohet se ka humbur jetën në njërën nga pishinat në Gjakovë, shkruan IndeksOnline.
Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjakovës pa shenja jete.
“Gjakovë 06.07.2021 – 15:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar 13 vjeç dyshohet se është mbytur në pishinë. I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjakovës pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/