75 Mall Live Search
15:14 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / AR

Abdixhiku ngushëllon Kadri Veselin për vdekjen e babait

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të babait të ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

“Në kohë dhe momente të vështira për famljen Veseli, vdekja e kryeplakut Haxhi Fazli Veseli është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë dhe të afërmit e tyre”, thuhet ndër të tjera në reagimin Abdixhikut, transmeton “Indeksonline”.

Telegrami i plotë:

“E nderuar familje Veseli,

Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të prindit tuaj, Fazli Veseli.

Ndajmë dhe bashkëndiejmë dhimbjen tuaj.

Fazli Veseli i takon një gjenerate baballarësh që rritën dhe edukuan fëmijët e tyre në kohë dhe rrethana shumë të vështira, duke i rritur me idalin për t’i shërbyer vendit deri në arritjen e lirisë.

Në kohë dhe momente të vështira për famljen Veseli, vdekja e kryeplakut Haxhi Fazli Veseli është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë dhe të afërmit e tyre.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën Fazli Veselin.”