Digjet një autobus në Arllat të Drenasit, deklarohet Policia

Gjatë ditës së sotme është përfshirë nga zjarri një autobus me targa të Kosovës, në fshatin Arllat të Drenasit.
Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai konfirmoi se në këtë incident nuk u lëndua asnjë person.
“Rreth orës 11:45, është raportuar se, në fshatin Arllat, komuna e Drenasit, një autobus me targë Kosove të përfshirë nga zjarri.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha ai.