Drejtori i RTK-së pas shkarkimit të Bordit: Përgjegjësi para publikut dhe ligjit, jo nënshtrim dhe përulje

Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati, ka thënë se mënyra e shkarkimit të Bordit të këtij mediumi është precedent i rrezikshëm.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se deputetët e LVV-së, Armend Muja dhe Doarsa Kica e dinë që argumentet e tyre te paraqitura para deputeteve për shkarkimin e Bordit nuk qëndrojnë, sipas tij ata e kanë obligim të kryejnë misionin dhe se kjo është e frikshme për demokracinë.
“Por një gjë është e sigurt që: Auditim ka pasur në RTK, raporti 2020, i performancës dhe ai financiar është publik dhe është një nga raportet me notat më të mira nga auditori i pavarur si dhe për profesionalizmin e disa anëtarëve të Bordit flasin CV-të dhe përvoja e tyre dhe zgjedhja e tyre nga Kuvendi”.
“Unë do të jem falënderues për bashkëpunimin që kemi pasur me këtë Bord, pavarësisht tentimeve të politikes për ta komprometuar RTK-në nëpërmjet fabrikimeve dhe inskenimeve të situatave. Përgjegjësi para publikut dhe ligjit, PO! Nënshtrim dhe përulje JO!”, ka thënë Kastrati.