75 Mall Live Search
20:52 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / A. A

Klubet kosovare hasin në vështirësi pas pjesës së parë në Conference League

Drita ka barazuar 1-1 me Deçiçin pas pjesës së parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Dy golat u shënuan brenda 10 minutave të para, me mysafirët që krijuan epërsinë me golin e Ilir Camaj por barazoi Almir Ajzeraj.

Në vazhdim Drita domonoi dhe tentoi më shumë se kundërshtari por rrjetat heshtën.

Në ndeshjen tjetër Llapi e mbylli pjesën e parë në disavantazh kundër Shkupit. Kire Markoski shënoi golin e vetëm.

Këto ndeshje i takojnë rrethit të parë kualifikues të Uefa Conference League.