75 Mall Live Search
23:30 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / OSH

Shteti/shtet, me veturë 3Z e këmbët në dritare

S’është rasti i vetëm që ka ndodhur në Kosovë.

Megjithatë, është e befasishme saherë të bie rasti ta shohësh.

Gjatë ditës së sotme në fshatin Bibaj, të komunës së Ferizaj është parë një gjest i pahijshëm nga zyrtarët shtetëror.

Gjersa vetura zyrtare, 3Z, ishte një lëvizje, një person i cili ishte ulur në karrigen e pasagjeri ka ajrosur pakëz këmbët në dritare.

Në një video që ka dërguar një lexues i IndeksOnline shihen këmbët e një personi të vendosura në dritare për t’i flladitur, ngase për shkak të temperaturave të larta.

Një rast i tillë kishte ndodhur edhe më parë ku një zyrtar e kishte pësuar keq pas një veprimi të tillë./IndeksOnline/