75 Mall Live Search
09:25 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Gjilan: I dehur shkon te shtëpia e ish-gruas dhe ..

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Gjilan.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh, ku thuhet se i dyshuari është arrestuar pasi që në gjendje të dehur kishte shkuar te shtëpia e ish-bashkëshortes dhe e kishte kërcënuar atë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raport.

“Gjilan 08.07.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte shkuar te shtëpia e ish bashkëshortes viktimës femër kosovare dhe e kishte kanosur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.