Krasniqi: Gjermania është mbështetëse për liberalizimin e vizave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë̈ e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz dhe Ambasadorin Jörg Rohde.
Krasniqi ka thënë se Gjermania është mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ne i jemi mirënjohës. Por, BE sa më parë duhet ta përmbushë premtimin karshi qytetarëve tanë.
Statusi i plotë i Krasniqit:
Me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz, dhe me Ambasadorin Jörg Rohde, folëm sot për nevojën e një perspektive të qartë euroatlantike për Kosovën, dhe u pajtuam se për këtë duhet një përpjekje e shtuar nga të gjithë.
Gjermania është mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ne i jemi mirënjohës. Por, BE sa më parë duhet ta përmbushë premtimin karshi qytetarëve tanë. Kosova beson në vlerat evropiane dhe integrimi në BE është alternativa jonë e vetme. Ne jemi të lumtur dhe krenarë që në rrugën tonë të shtetformimit, zhvillimit dhe integrimit kemi një aleat të rëndësishëm si Gjermania.
