75 Mall Live Search
10:09 / E Shtunë, 10 Korrik 2021 / A. M.

U largua nga Turqia “për ta shijuar lirinë”, bodybuilderja turke ndalohet në aeroport të ShBA-së shkaku i veshjes

Një bodybuildere dhe modele fitnesi nga Turqia, e cila tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara, është ndaluar që të hyjë në aeroplan në Teksas për shkak të veshjes.

Saypinar is a famous fitness model, entrepreneur and social media personality from Turkey, who had recently moved to the city of Los Angeles to advance her bodybuilder career and 'experience freedom'

Deniz Saypinar, 26 vjeçe, e cila u zhvendos në Shtetet e Bashkuara për t’i ikur stilit konservator të jetesës në atdhe, pretendoi se asaj i është ndaluar hipja në aeroplan në fluturimin për në Miami, sepse autoritetet ia cilësuan veshjen si jo të duhur.

Saypinar është modele e famshme, ndërmarrëse dhe personalitet në rrjete sociale, e cila ishte gruaja e parë në Turqi që mori status nga Federata Ndërkombëtare e Bodybuildizmit.

Saypinar shared snaps of her outfit on social media and received many messages of support

Ajo së voni ishte vendosur në Los Angeles të Kalifornisë për ta zhvilluar karrierën e saj në bodybuildizëm dhe, siç kishte thënë turkja, “për ta përjetuar lirinë”, shkruan Daily Mail

Sidoqoftë, Saypinar u bllokua në një aeroport të Dallasit, pasi ekuipazhi i aeroplanit vlerësoi se veshja e saj është e papërshtatshme.

She is the first woman in Turkey to ever receive IFBB (International Federation of BodyBuilders) status, and was the first non-US citizen to win the US National Bikini Fitness Competition in 2021

Përmes një postimi në Instagram, ajo e kritikoi stafin dhe pretendoi se e kanë quajtur “të zhveshur”. Në video, ajo e tregoi edhe veshjen që kishte në trup, e cila i nxori problem në aeroport. Turkja tregoi se stafi i tha se stili i saj i pengon familjet tjera në aeroport, transmeton expres.

“Unë jam atlete dhe tani më duhet të pres këtu deri në mëngjes. Mua më pëlqejnë rrobat femërore që e shfaqin feminitetin tim, por kurrë nuk vishem në atë mënyrë për ta fyer ndokënd. Unë jam e pjekur dhe e civilizuar mjaftueshëm për të ditur si mund të vishem dhe si s’mund të vishem”, shkroi ajo.

She got stuck in Dallas/Fort Worth International Airport and took to social media to share her ordeal after American Airlines staff allegedly banned her from the flight

“Ndihem e fyer. Ata nuk më lanë në aeroplan, sepse i vesha këta pantallona të shkurtër në Shtetet e Bashkuara”, shtoi modelja.