75 Mall Live Search
17:32 / E Shtunë, 10 Korrik 2021 / OSH

SHBA/ Qershori, muaji më i nxehtë në 127 vitet e fundit. Paralajmërim për temperatura ekstreme

Shtetet perëndimore të SHBA-ve po përgatiten për temperatura të larta këtë fundjavë, pas qershorit ku u regjistrua vala më e nxehtë në 127 vitet e fundit, raporton CNN.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për temperatura  të larta, të cilat do të mbizotërojnë në shumicën e shteteve perëndimore deri të hënën, duke parashikuar “kushte të rrezikshme të nxehta”.

Temperaturat do të arrijnë 54 gradë Celsius në Death Valley në Kalifornia, ndërsa në shumë shtete tjera temperaturat  do të kalojë 40 gradë Celsius.