Haradinaj thumbon Ahmetin: Në vend se me ngulë kungja, mundesh me ngulë pemë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka shpalosur planet e tij në rast se bëhet udhëheqës i kryeqyteti, e mes tyre ka qenë edhe gjelbërimi.
Haradinaj në emisionin “Ju flet Prishtina”, ka thënë që është vonuar në këtë garë, porse nuk po hyn që të bëjë karrierë pasi e konsideron se ka arritur dhe është dëshmuar tashmë mjaftueshëm”.
“Jom vanu në garë. Unë ktu nuk jom hi me ba karrierë se karrierë kom bo boll. Jom kon shumë mandate si deputet, e kom udhëheq ushtrinë me ni kohë kur isha shumë i ri edhe natyrisht jam gradu me shumë çmime në kuadër të ushtrisë për sukses dhe menaxhim”.
E di që nuk është e njëjtë por qeverisja e kryeqytetit nuk ëhstë më e zorshme se sa përgjegjësitë që i kom pasë deri tash”.
“Në fund të ditës Prishtina o ka e lypë një vendimmarrës serioz në krye të kryeqytetit se ka shumë probleme të cilat mendoj që me këtë ekip dhe me këtë përkrahje që e kam muj me i realizu”.
Haradinaj foli edhe për planet për ta gjelbëruar Prishtinën me pemë të cilat rrojnë gjatë, dhe sikur iu referua kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetit, i cili jo rrallë herë është kritikuar për vendosjen e kunjave në kryeqytet.
“Brenda vitit ti mundesh me e gjelbru kryeqytetin mjaftueshëm. Në vend se me ngulë kungja, munesh me ngulë pemë”.