Lazër ndaj portierit danez, UEFA ndëshkon Anglinë

UEFA ka gjobitur Anglinë me 30 mijë euro për incidentin me dritë lazer ndaj portierit danez Schmeichel kur ky i fundit po përqendrohej përballë Harry Kane në momentin e penalltisë që kualifikoi në finale “Tre Luanët”.
Në këtë gjobë është përfshirë edhe ndëshkimi për vërshëllimin e himnit danez para nisjes së takimit.
Anglia fitoi 2-1 ndaj Danimarkës falë një penalltie të marrë në kohën shtesë dhe të dyshimtë, kur Raheem Sterling rrëzohet brenda zonës pas një kontakti minimal me mbrojtësit danezë.
Përveç penalltisë së dyshimtë, në momentin e aksionit ndodheshin edhe dy topa në fushë, që sipas rregullores së UEFA-s në të tilla raste gjyqtari duhet të ndërpresë menjëherë takimin deri në largimin prej fushe të njërit prej topave.
Gjithsesi, Anglia është në finale dhe nesër në mbrëmje përballet me Italinë.