75 Mall Live Search
21:13 / E Shtunë, 10 Korrik 2021 / OSH

“Godet” Drita, prezanton supersulmuesin

Drita ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin Almir Kryeziu.

Futbollisti i Kosovës U21 do të jetë futbollist bardhe e kaltër në sezonin e ardhshëm.

Kryeziu në sezonin e fundit ishte pjesë e Arbërisë.

Ky është njoftimi i Dritës:

Almir Kryeziu vishet bardhë e kaltër

Sulmuesi këmbëshpejtë Almir Kryeziu është përforcimi ynë më i ri, i cili më parë ishte pjesë e KF Arbëria.

Marrëveshja është arritur sot pas një takimi në mes të lojtarit dhe drejtorit sportiv të klubit z. Valon Zymberi ku i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit z. Flamur Bunjaku i cili e konkretizoi marrëveshjen.

Kryeziu i cili së fundmi ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21, ka lidhur kontratë me klubin për tre vitet e ardhëshme dhe do të shtojë edhe më shumë konkurencën në ekip.

Almiri do ti bashkohet menjëherë ekipit dhe të vazhdojë punën nën urdhërat e trenerit Nuhiu.

Mirë se vjen Almir🙌🏼

FC DRITA