“20-30 minuta pritje”/ Kjo është gjendja në vendkalimet kufitare

Pavarësisht fluksit të madh të bashkatdhetarëve, që po vijnë nga vendet e Evropës Perëndimore për pushime në Kosovë, në vendkalimet kufitare me shtetet fqinje nuk ka pritje të mëdha për të hyrë në vendin tonë.
Në bazë të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 21:57, në pikën kufitare me Serbinë në Jarnije është regjistruar pritje më e gjatë për të hyrë në Kosovë, prej 20-30 minuta dhe kolona e automjeteve deri në 70 metra.
Ndërsa ,në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardh, për të hyrë në Kosovë pritet deri në 15 minuta, kurse në Merdare deri në 10 minuta.
Pritje deri në 15 minuta për të hyrë në Kosovë janë regjistruar dhe në vendkalimet me Maqedoninë Veriore në Han të Elezit dhe në vendkalimin me Shqipërinë, në Vërmicë.
Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU.