75 Mall Live Search
23:32 / E Shtunë, 10 Korrik 2021 / OSH

Detaje si u shpëtua turisti bullgar nga miqtë kosovarë e Policia e Tropojës, mbeti i bllokuar një natë

Ka përfunduar me sukses operacioni për shpëtimin e alpinistit nga Bullgaria Ivan Dinkov i cili në përpjekje për të ngjitur Majen e Shtarzës ka rrëshqitur duke u rrëzuar mbi 15 metër në humnerë.

Me shumë lendime ne shume pjesë të trupit, ai kishte mbetur i ngujuar në një cep të një humneres dhe pa asnjë mundesi për të dalë prej andej.

Fatmiresisht duke patur qasje ne rrjet, ai ka njoftuar me mesazhe shokët nga Kosova dhe Shqiperia për aksidentin duke dërguar edhe lokacionin ku kishte rënë.

Ekipi i Shërbim Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës-FBAK, janë nisur menjëherë në mbrëmjen e djeshme me personel dhe pajisje për t’i ardhur në ndihmë alpinistit të lënduar. Pas marrjes së infirmacionit kam njoftuar menjeherë Drejtorin e Pergjithshqm të Emergjencave Civile Haki Çako i cili menjëherë ka vënë të gjitha strukturat dhe mundësitë në lëvizje.

Për shkak të errësirës dhe terrenit tepër të vështirë, te personi i lenduar, ekipi ka arritur vetëm në agim të diellit së bashku me ndihmësmjekun Kastriot Qehaja i cili i ka dhënë ndihmën e parë.

Menjëherë ka arritur edhe hlikopteri i dërguar nga Emergjencat Civile por për shkak të terrenit tepër të thyer, e kishte të pamundur aterimin në zonën e aksidentit.

 Në këto kushte ekipi vazhdoj punen rreth evakumit të alpinistit të aksidentuar deri në një pozitë më të përshtatshme për aterimin e helikopterit, vend i cili ishte ish Sektori i Sharrave në Lug të Ndermanjës.

Aty alpinisti bullgar ju dorëzohet emergjencave civile të cilët i japin ndihmën e duhur dhe e transportojnë për në spitalin më të afërt.

Fatëmirsisht gjendja e tij është jashtë çdo rreziku për jetën./IndeksOnline/