Parashikimi i motit për sot dhe fillimin e javës së ardhshme

11.07 – Paradite me intervale me diell. Ditën kryesisht me vransira, e ku priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima. Lokalisht rrebeshet mund të jenë intenzive, me mundësi edhe për breshër.
12.07 – Nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe me bubullima.
13.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.
14.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.
Temperaturat minimale luhaten nga 16C deri 18C, e maksimalet në ditët e fundjavës zbresin deri në 30C, e javën e ardhshme deri ditën e mërkurë rriten deri në 35C.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-10m/s, e në fillim të javës së ardhshme kryesisht nga jugu e lehtë dhe mesatare 2-7m/s.
Shtypja atmosferike mbetet përreth vlerave normale ditëve në vijim, e nga dita e martë me tendencë të rënies.