75 Mall Live Search
08:19 / E Diele, 11 Korrik 2021 / OSH

Messi ia del, Argjentina fiton Kupën e Amerikës!

Kombëtarja e Argjentinës ka arritur më në fund të fitoj një titull.

Argjentina arriti të mposhtë Brazilin me rezultat 1:0 në finalen e Kupës së Amerikës, transmeton Indeksonline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Angel Di Maria në minutën e 21 të ndeshjes ku shfrytëzoi një gabim të Renan Lodit.

Ky është titulli i parë në karrierë për Lionel Messin me fanellën e Argjentinës. /Indeksonline/