Përfundon koha e rregullt, finalja e madhe shkon me vazhdime

Ka përfunduar pa fitues koha e rregullt e ndeshjes finale të Euro 2020 në mes të Anglisë dhe Italisë.
Pas 90 minutash rezultati është i barabartë 1-1, shkruan Indeksonline.
Për anglezët shënoi Shaw në minutën e dytë të ndeshjes.
Golin e barazimit për italianët e realizoi Bonucci në minutën e 67-të.
Ndeshja do të vendoset pas shtesave nga 15 minuta ose nga penalltitë. /IndeksOnline/