Përzgjidhet formacioni më i mirë i “Copa America”, Messi e Neymar “mbretërojnë” në sulm

Argjentina u shpall kampion i Copa America pasi në finale mposhti Brazilin me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Angel Di Maria, shkruan Indeksonline.
Paraqitje spektakulare në këtë turne ka bërë edhe Lionel Messi që ishte “motori” i skuadrës në këtë sukses.
CONMEBOL ka përzgjedhur formacionin më të mirë të turneut.
Martinez i Argjentinës është përzgjedhur në portë, Marquinhos, Romero, Isla dhe Estupinan janë përzgjedhur në mbrojtje.
Mesfusha përbëhet nga Yotun, Casemiro dhe De Paul.
Në sulm janë dyshja e frikshme, Messi-Neymar së bashku me Diazin. /IndeksOnline/
