75 Mall Live Search
17:37 / E Martë, 13 Korrik 2021 / OSH

Ministri i Mbrojtjes – deçanasëve: Deri në fund do të jemi me ju për tejkalimin e kësaj situate

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, sot ka vizituar Deçanin pas dyshimeve se 1500 persona janë helmuar nga uji, shkruan IndeksOnline.

Ai takoi kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, ku e siguroj se Ministria e Mbrojtjes ka vënë në gatishmëri të plotë dhe në dispozicion të gjitha aftësitë dhe kapacitetet e saj operacionale të specializuara të FSK-së për menaxhimin e kësaj emergjente.

Postimi:

Të dashur bashkëqytetarë të mi deçanas,

Sot, së bashku me stafin tim, isha në Komunën e Deçanit,ku takova kryetarin e Komunës , z.Bashkim Ramosaj dhe anëtarët  e shtabit për menaxhimin e situatës së krijuar emergjente.

Me këtë rast, ashtu siç njoftova kryetarin Ramosaj, ju siguroj ju, se Ministria e Mbrojtjes ka vënë në gatishmëri të plotë dhe në dispozicion të gjitha aftësitë dhe kapacitetet e saj operacionale të specializuara të FSK-së për menaxhimin e kësaj emergjente.

Qysh sot kemi angazhuar ekipet e para të specializuara të MKAB-së, ekipin e Operacioneve Civile dhe mbështetjen në planifikim, organizim dhe koordinim  në qendrën operative.

Do të vazhdojmë nesër me ekipet tjera dhe deri në fund do të jemi me ju për tejkalimin e kësaj situate.

FSK është e gatshme të përmbushë misionin e saj kushtetues dhe detyrimin ligjor për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe shërbimin vetëmohues për qytetarët tanë.