Nëndega e parë e PDK-së i bashkohet Daut Haradinajt për Prishtinën

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Prishtinën, Daut Haradinaj, ka njoftuar se partisë së tij nga sot i është bashkuar edhe nëndega e parë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Gjatë këtij takimi Haradinaj tha se Prishtinës i duhet guxim dhe vendimmarrje në qeverisje.
“Vizionit tonë për Prishtinën që e duam, sot iu bashkua Nëndega 1 e PDK-së në Prishtinë, e njohur si Nëndega 1 e Lagjes së Spitalit, me kryetar Fetah Sopi. Në këtë takim u dakorduam se si asnjëherë më parë Prishtinës i duhet guxim dhe vendimmarrje në qeverisje. Lagjeve të Prishtinës një nga një do t’ju zgjidhim problemet, pa dallim. Nuk ka më fjalë boshe por punë konkrete në dobi të qytetarëve. Na priftë e mbara”, është shprehur Haradinaj.