Deputetja e PDK-së i del në mbrojtje Kimete Berishës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i ka dal në mbrojtje analistet, Kimete Berisha
Deputetja Musliu është solidarizuar me Berishën, duke kundërshtuar fyerjet ndaj saj, në rrjetet sociale.
“Kauzat e grave nuk qohen përpara duke përdorur standarde të dyfishta”, ka shkruar ajo.
Statusi i plotë:
#MeKimeten
Pa harruar që për shkak të shkrimeve hipotetike të Kimetes e cila as nuk me njeh dhe as nuk e njoh përsonalisht , unë dhjetra herë kam përjetuar sharje të gjallëve e të vdekurve nga “besimtaret e Albinit”, unë sot jam me Kimeten dhe kundër atyre që argument të vetem e kan sharjen, linqimin dhe banalizimin. Me Kimeten sot do duhej të ishte edhe Vjosa Osmani, edhe Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti, edhe Mimoza Kusari Lilaj, edhe Saranda Bugujevci edhe Tinka Kurti, por edhe të gjthë ata “Metropolitanat” qe reagojnë në tufë kur e njejta gjuhë përdoret ndaj emrave të lartëshenuarve.
Kauzat e grave nuk qohen përpara duke përdorur standarde të dyfishta.