Tani dasmat me deri 300 të ftuar, deri në ora 01:00

Me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, është zgjatur orari i organizimit të dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës.
Sipas këtij vendimi, tani do të lejohen deri në 300 të ftuar, shkruan Indeksonline.
(Organizimi i ahengjeve)
15. Mbajtja e dasmave , fejesave , ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës , lejohet deri në ora 01:00.
16. Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 50% e kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se treqind (300) të ftuar në rastet kur 50% e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër.
17. Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri (3) metra.
18. Për mbajtjen e dasmave , fejesave , ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës , obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje.